Prishtina me projekt për rritjen e sigurisë në hapësirat publike
30 mars 2018
| 11:04
Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, bashkë me drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti, si dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Ismajl Kokajn, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e UN-Habitat.
Në këtë takim u bë prezantimi i projektit “Fuqizimi i të drejtës ndaj qytetit për të gjithë”, që ndërlidhet me bashkëpunimin ndërinstitucional për krijimin dhe forcimin e urave midis platformave të raportimit të shoqërisë civile, organeve të zbatimit të ligjit, administratës lokale, e të ngjashme, për të vlerësuar dhe për të rritur sigurinë urbane në hapësira publike.