Prishtina provon një brazilian dhe një jugkorean

26 janar 2018 | 16:52

FC Prishtina është duke i vazhduar përgatitjet për sezonin pranveror në Antalia të Turqisë, kurse në prova të kjo skuadër janë edhe dy lojtarë të huaj.

Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian, Jefferson Freitas, i cili ka luajtur në skuadrën e America RN dhe është 25vjeçar, kurse lojtari i dytë është mesfushori jugkorean, Im Jung Yu.

Mesfushori ka qenë në prova edhe te skuadra kroate e Dinamo Zagrebit. Brenda javës së ardhme pritet të merret vendimi për këta dy lojtarë nga trajneri i kryeqytetasve, Mirel Josa.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët afganë kanë thënë se gjashtë fëmijë dhe një person…