Prishtina, qyteti i 22-të me ajrin më të ndotur në botë

22 janar 2025 | 08:20

Prishtina sot është renditur ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë.

Faqja “IQAir”, ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, ka ranguar Prishtinën si qytetin e 22-të me ajrin më të papastër me indeks të ajrit 136.

Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 460, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.

Para Prishtinës janë listuar India, Kina e Pakistani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret…