Prishtina reagon ndaj FFK-së: Nuk i kemi përfituar 117.876 euro
Vazhdojnë “përplasjet” mes klubeve të futbollit dhe Federatës së Futbollit t Kosovës. Është skuadra e Prishtinës ajo që ka kërkuar llogari nga FFK-ja sqarim për shifrën e shpërndarjes së të ardhurave për klubet e kampionatit të Kosovës.
Në një reagim në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas të Kosovës saktësohet se klubi nuk ka përfituar 117.876 euro, siç pasqyrohet në tabelën e paraqitur nga FFK-ja duke këmbëngulur që të sqarohet kjo pasaktësi nga ana e federatës.
Reagimi i klubit të Prishtinës:
Reagim
Me keqardhje duhet të themi që as në këtë kohë pandemie e në karantinim, FC Prishtina dhe anëtarët e saj nuk po mundën të qëndrojnë të qetë dhe duhet të reagojmë,
Pasi që në media ka qarkulluar një tabelë e të ardhurave nga FFK për klube, me gabim a po me vetëdije, duhet të themi se,
FC Prishtina ka pranuar 12,500.00 euro për drejtat televizive, 36,134.060 dhe 9,000.00 nga solidariteti i UEFA-s, por 14,327.00 euro klubi nuk i ka pranuar, por lojtarët dhe disa nga punëtorët e saj meqenëse klubi ka mbi 55 të punësuar, ndërsa të holla kanë pranuar 35 anëtarë të saj.
Deri këtu qëndrojmë në rregull, por në shifrën paraprake në kolonën ku figuron FC Prishtina, në kolonën 2. ku figurojnë 117,876.00 euro, klubi nuk e dinë se çka janë, as nga vijnë as nuk i ka pranuar ashtu siç dikush është ka aludon.
Andaj, kërkojmë sqarim dhe kërkim falje nga ana e FFK-s për këtë lëshim të qëllimshëm apo jo.