Prishtina regjistron tri humbje radhazi, Ramadani paralajmëron dorëheqje

01 nëntor 2020 | 16:28

FC Prishtina ka pësuar humbje nga Drenica (1-0). Pas kësaj humbje që ishte e treta radhazi për kryeqytetasit, trajneri Zekirija Ramadani ka paralajmëruar se mund të jap dorëheqje.

“Dhamë maksimumin, por nuk mjaftoi që të fitonim. Drenica na mposhti pasi angazhimit që kishte. Tri humbje radhazi janë shumë dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi, ai që duhet të marrë përgjegjësi jam unë dhe nuk i iku aspak përgjegjësisë. Këto tri humbje nuk ngjajnë aspak dhe unë do të marrë përgjegjësinë e them me plotë bindje. Motivimi nuk është në nivelin e duhur, por çfarë do të ndodh ia lëmë kohës dhe do të flasim me drejtuesit e klubit”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut të dielën ka shënuar edhe dhjetë viktima…