Prishtina rikthehet në Ligën Ballkanike

11 tetor 2023 | 15:22

Sigal Prishtina ka bërë kërkesë zyrtare për t’u rikthyer në Ligën Ballkanike për sezonin 2023/24.

“Bardhekaltrit: e kishin fituar këtë ligë dy herë, në vitet 2015 dhe 2016.

Herën e fundit, prishtinasit ishin pjesë e Delasport Balkan League dy sezone më parë, kur kishin arritur deri në çerekfinale.

Kryeqytetasit e kanë nisur sezonin e ri në Superligë me dy fitore dhe një humbje.

Ndërkohë, Liga Ballkanike i ka uruar mirëseardhje Sigal Prishtinës, e cila synon ta vazhdojë suksesin në këtë ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër faktit se fytyrat me faqe topolake, të njohura edhe…