Prishtina rikthehet te fitorja pas një kohe të gjatë

28 mars 2025 | 23:35

Prishtina më në fund e ka thyer serinë e rezultateve negative, duke u rikthyer te fitorja në AlbiMall Superligën e Kosovës. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit 74, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për javën e 26-të.

Takimi nisi me një ritëm të lartë, ndërsa ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi. Suhejlj Muharem realizoi për Feronikelin 74 në minutën e 37-të, duke befasuar vendasit. Megjithatë, Prishtina reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me golin e Leotrim Kryeziut, që preku lehtë topin e harkuar nga Dion Gallapeni.

Pjesa e dytë solli edhe më shumë emocione, me Prishtinën që ushtroi presion të vazhdueshëm në kërkim të fitores. Përpjekjet e bardhekaltërve u shpërblyen në minutën e 92-të, kur Ron Raqi realizoi golin e fitores, duke i dhënë fund pritjes së gjatë për tri pikë.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në kuotën e 35 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Feronikeli 74 mbetet në vendin e fundit me 14 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkon në 10 numri i viktimave në Bangkok, Tajlandë, nga…