Prishtina rikthen Constantinidesin
05 mars 2020
| 23:46
Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, të enjten mbrëma ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Prishtina ka njoftuar se në vazhdim të kampionatit do të drejtohet nga trajneri qipriot, Antonis Constantinides. Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të edicionit.
Në fakt Constantinides kthehet te skuadra prishtinase. Ai ka drejtuar skuadrën e kaltër edhe në vitin 2016. Atë vit Prishtina fitoi Ligën Ballkanike, titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën e Kosovës.
Prishtina ditë më parë është ndarë me trajnerin Teo Hojc. Më herët këtë edicion është drejtuar edhe nga Bujar Loci. Prishtina udhëheq në Superligën e Kosovës në basketboll me 40 pikë, sa i ka edhe Rahoveci.