Prishtina rinovon kontratat me katër futbollistë
FC Prishtina ka rinovuar kontratat mesfushorët Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi, të cilët do të jenë pjesë e kryeqytetasev edhe për disa vite, derisa portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi kanë nënshkruar kontrata të reja një vjeçare.
Njoftimi i plotë i FC Prishtina:
FC Prishtina ka rinovuar kontratat me katër futbollistë të saj.
Mesfushorët, Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi kanë arritur marrëveshje disavjeçare, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi njëvjeçare.
Boshnjaku, 25 vjeç, me fanellën e Prishtinës është nga viti janari i vitit 2015. Me Prishtinën ka regjistruar 145 ndeshje zyrtare, larg futbollisti aktiv me më së shumti paraqitje.
Krasniqi, në tetor mbush 26 vite, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015 dhe për disa vite me ndërprerje ka regjistruar 84 paraqitje zyrtare.
Muqiqi, në nëntor mbush 25 vite, është fëmijë i Prishtinës duke e mos e ndërruar asnjëherë skuadrën për të cilën ka regjistruar 47 paraqitje zyrtare.
Haxho, në muajin nëntor mbush 32 vite, pjesë e Prishtinës është nga viti 2019 me që rast ka regjistruar 8 paraqitje zyrtare me skuadrën bardhekaltër.