Prishtina rrezikon rënien nga Superliga, mposhtet edhe nga Dukagjini

05 mars 2022 | 15:55

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini shënoi fitore 2:1 ndaj Prishtinës në Klinë, duke vazhduar kështu garën e fortë për mbijetesë.

Kurse, Prishtina tani edhe seriozisht rrezikon rënien nga elita e futbollit kosovar.

Fitore sot shënoi edhe Malisheva, e cili deklasoi Feronikelin 6:1.

Malisheva gjithashtu është prej skuadrave që po lufton për mbijetesë, teksa tani bashkë me Prishtinën ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë.

Tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve së sotme:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarje të paparapara dhe të pazakonta ndodhin edhe në luftë.…