Prishtina së shpejti bëhet me qendër të autizmit dhe sindromës down
Në prag të 21 marsit, Ditës Botërore të personave me sindromën down, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka nënshkruar të hënën një marrëveshje mirëkuptimi me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë.
Ndërtimi i kësaj qendre do të mundësohet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës, TIKA dhe shoqatat “Autizmi” dhe “Down Syndrome Kosova”.
Kjo qendër do të ofroje infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën down e autizëm, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar,për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.
Hapja e mundësive për këta persona, përmes programeve të ndryshme dhe integrimit në shoqëri, përbën mundësi dhe jo pengesë.
/Epoka e re/