Prishtina sërish në mesin e 10 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina gjendet në 10 vendet e para me ndotjen e ajrit në botë.
Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga ambasada amerikane në kryeqytet, ndotja shënon nivel prej 122 PM, e cila cilësohet si shumë e pashëndetshme për grupe të caktuara të njerëzve.
Se është rikthyer ndotja e ajrit në Prishtinë po e thonë edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Përmes një komunikate për media, thuhet se shkaktar për një gjë të tillë janë termocentralet dhe përdorimi i ngrohjes.
“Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”,thuhet në komunikatë.