Prishtina sërish triumfon kundër Dritës

09 shkurt 2021 | 15:46

FC Prishtina vetëm pak ditë pasi triumfoi në finalen e Superkupës ndaj Dritës, të njëjtën gjë e bëri edhe sot kur e mposhti në kudër të 1/8 së finales së Kupës (1-0).

Koha e rregull përfundoi pa gola dhe loja shkoi në vazhdime ku me e suksesshme doli skuadra kryeqytetase që arriti fitore falë golit të Lorik Boshnjakut, në minutën e 105-të. Duhet cekur se në fund të ndeshjes, Vucaj dhe Brdarovski u ndëshkuan me karton të kuq.

Prishtina kualifikohet në çerekfinale të Kupës, kurse Dritës i mbetet të ndjek titullin e kampiones.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…