Prishtina shijon fitoren e parë

18 shtator 2019 | 18:12

Skuadra e Prishtinës ka shijuar fitoren e parë pas katër ndeshjeve të zhvilluara në ketë edicionin.

Kryeqytetasit kanë arritur fitore mjaftë të vështirë në përballje me Trepçën ’89 (0-1), në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Riza Lushta”. Golin e fitores në ketë ndeshje e realizoi pas një ore lojë, Ahmed Januzi.

Kjo është edhe fitorja e parë për trajnerin Bylbyl Sokoli, i cili në ndeshjen e parë pësoi humbje nga Llapi (0-1), në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi është zyrtar. Facebook do ti japë jetë një bordi…