Prishtina shkruan historinë në FIBA Europe Cup

06 shkurt 2019 | 20:54

KB Prishtina e ka shkruar historinë në FIBA Europe Cup, pasi e ka shfrytëzuar ristrukturimin e fazës së 1/8 në këtë garë për të siguruar pjesëmarrjen historike në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Kryeqytetasit arritën të fitonin duelin vendimtar ndaj Pinar Karshiyakas në xhiron e fundit të Grupit I të fazës së dytë, me rezultat fituan 82-78.

Ndeshja nisi më mirë për turqit që përfunduan dhjetëminutëshin e parë me dhjetë pikë epërsi, 16-26. Megjithatë, Prishtina u kthye në periudhën e dytë duke fituar 23-16, për të përfunduar pjesën e parë me vetëm tri pikë disavantazh. Në dy periudhat e fundit, sidomos dhjetëminutëshin e fundit, Prishtina tregoi fuqinë për të bërë historinë. Në çerekun e tretë, prishtinasit fituan 20-18, ndërsa në të fundit arritën të fitonin me pesë pikë epërsi.

Nga katër grupet e kësaj faze tutje kanë kaluar tetë skuadrat nga dy pozitat e para të secilit grup, që do të përballen me tetë skuadrat që janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Pasi që tri skuadra nga Liga e Kampionëve nuk kishin pranuar të vazhdonin garën në FIBA Europe Cup, u lirua vendi për tri skuadra nga pozitat e treta. Këtu Prishtina ka siguruar vend në tri më të mirat nga pozitat e treta për të vazhduar tutje në Evropë.

 

Shorti për raundin e ardhshëm do të hedhet të enjten, 7 shkurt, në Munih.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar përmes një…