Prishtina shpallet kampione e Superligës
FC Prishtina është shpallur kampione e Superligës për edicionin 2020/2021, një xhiro pa përfunduar kampionati i rregullt.
Kryeqytetasve iu mjaftonte një pikë në dy ndeshjet e fundit për të rikthyer titullin pas tetë vitesh, por arritën ta mposhtin Gjilanin (1-2) dhe ndeshjen e fundit kundër Ballkanit do ta luajnë për prestigj. Prishtina dy golat i shënoi në pjesën e parë të ndeshjes nëpërmjet Gledi Micit nga penalltia dhe Qëndrim Zybës. Gjilani e ngushtoi epërsinë në 1-2 me golin e realizuar nga … në fund të ndeshjes.
Fitore ka shënuar edhe Ballkani në përballje me Trepçën ’89 (4-3). Golat për suharekasit i shënuan Arbër Hoxha dy herë, kurse nga një e shtuan Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku. Për mysafirët shënues ishin Muja, Shala dhe….
Ballkani vazhdon të jetë në garë për pozitën e dytë, derisa Trepça ’89 do të kërkojë sigurimin e mbijetesës në xhiron e fundit. Fitore ka shënuar edhe skuadra e Dritës në përballje me Drenicën (0-3).
Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesës e arriti Arbëria në përballje me Llapin (3-2), sikurse Feronikeli me Besën e Pejës (3-1).
/Epoka e re/