Prishtina, sivjet, ‘kryeqytet edhe i luleve’
05 maj 2020
| 14:08
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sivjet në Prishtinë do të mbillen një milion lule sezonale.
Ahmeti tha se ato do të mbillen për t’i zbukuruar hapësirat e gjelbra të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e po rinohen.
Ai i ka falënderuar të gjitha ekipet e ndërmarrjes “Hortikultura” për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. (B. D.: ‘Epoka e re’)