Prishtina sonte hiqet nga karantina
02 maj 2020
| 21:09
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se kryeqyteti sonte hiqet nga karantina.
“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/