
Prishtina stoliset me flamujt e ShBA-së dy ditë para votimit të ushtrisë (Foto)
12 dhjetor 2018
| 11:45
Sheshet dhe rrugët e Komunës së Prishtinës, janë stolisur të gjitha me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Flamujt e aleatit më të madh të Kosovës, sipas raportimeve janë vendosur me urdhër të Qeverisë së Kosovës, si shenjë falënderimi për ShBA-të pas përkrahjes që ka dhënë me pajisje ushtarake dhe qëndrimit ndaj transformimit të FSK-së në ushtri.
Më 14 dhjetor, të premten pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të vuloset transformimi i FSK-së në ushtri.