Prishtina suspendon stërvitjet

15 mars 2020 | 19:36

FC Prishtina ka suspenduar stërvitjet me qëllim të ruajtjes së futbollistëve nga rreziku i përhapjes së koronavirusit.

“Suspendohet procesi stërvitor i ekipit të parë. Futbollistët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Pas anulimit të zhvillimit të ndeshjeve kampionale, FC Prishtina nuk do t’i mbaj më as procesin stërvitor me qëllimin e vetëm që t’i ruaj futbollistët nga rreziku i përhapjes së virusit. Pezullimi i stërvitjeve do të vlej deri në njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar nga kryeministri Albin…