Prishtina synon t’u rikthehet fitoreve ndaj Ponte Prizrenit

15 janar 2020 | 11:54

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 20 e Superligës së Kosovës në basketboll, që do të sjellë ndeshje interesante.

Lipjani, që në fundjavë shënoi fitoren e parë ndaj Bashkimit, do të përballet me Golden Eagle Yllin. Lipjanasit kanë një fitore dhe 16 humbje në këtë edicion, derisa skuadra therandase ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e katërt.

Sfidë interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. “Bardhekaltrit” janë liderë me 13 fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit renditen në vendin e pestë me 10 fitore dhe shtatë humbje. Të enjten do të takohen Feronikeli me Rahovecin. Skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 12 humbje, kurse Vreshtarët 12 fitore dhe pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit ndodhen në vendin e tetë me 20 pikë, kurse prizrenasit kanë grumbulluar 28 pikë, duke u renditur në vendin e katërt. Peja pushon në këtë xhiro.

Superliga – Java 20

Të mërkurë takohen:
17:00 Lipjani – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

Të enjten takohen:
17:00 Feronikeli – Rahoveci
19:00 Trepça – Bashkimi
Peja (pushon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akin Akinozu, i njohur nga publiku shqiptar si Mirani në…