Prishtina tërhiqet nga garat
08 korrik 2020
| 19:22
Skuadra e Prishtinës pas ndeshjes ndaj Gjilanit ku pësoi humbje 2-1, ka paralajmëruare se mund të tërhiqet nga garat. Pas përfundimit të ndeshjes në fushë është krijuar një tollovi dhe me pas ndodhi edhe ndërhyrja e policisë.
“FC Prishtina me gjase, 99% do te tërhiqet nga garat!”, thuhet në njoftimin e skuadrës kryeqytetase në “Facebook”.
“Shumë futbollistë dhe trajnerë janë të dëmtuar nga sulmi i policisë, sidomos nga spreji i përdorur, por ka edhe lëndime tjera, Boshnjaku ka prerë dorën edhe është dërguar në emergjencë”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
(Epoka e re)