Prishtina transferon Marjo Morinën
16 gusht 2018
| 10:38
Sulmuesi Ahmed Januzi është larguar nga Prishtina dhe kryeqytetasit kanë angazhuar në vend të tij sulmuesin shqiptar Marjo Morina, i cili është 25-vjeçar.
Morina në karrierën e vet ka luajtur për Tiranën, Skënderbeun, Flamurtarin, Kukësin, Kamzën, Besën e Kavajës dhe Dinamon e Tiranës. Ai ka thënë se dëshiron të fitojë tituj me Prishtinën, por ta rikthejë edhe formën që e kishte në të kaluarën.
/Epoka e re/