
Prishtina triumfoi në Pejë
11 mars 2018
| 14:25
FC Prishtina e vazhdon fuqishëm rrugëtimin drejtë titullit të kampiones, pasi sot e mposhti skuadrën e Besës me rezultat 1-3.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Shahinhaxhiislami”, kurse golat për kryeqytetasit i shënuan Gauthier Mankenda, Armend Dallku nga penalltia dhe Ahmed Jnauzi, kurse për ekipin pejan golin e nderit e shënoi Florent Qorraj. Në këtë ndeshje vendasit luajtën pa një lojtarë nga minuta 40-të, pasi më karton të kuq u ndëshkua Fatmir Mullabeqiroviq.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)