Prishtina triumfon kundër Korona Kielce

31 janar 2021 | 15:16

FC Prishtina e ka mposhtur në ndeshjen miqësore skuadrën e Korona Kielce me rezultat 3-0.

Vetëm katër minuta i mjaftuan Prishtinës për të kaluar në epërsi. Ishte Besnik Krasniqi që harkoi për Gentian Muçën, i cili me kokë realizoi për 1-0. Në minutën e 22-të Muça realizoi edhe golin e dytë për Prishtinën.

Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Prapashtica e kthen topin në zonë dhe Lorik Boshnjaku realizon gol të bukur për rezultatin 3-0.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka…