Prishtina triumfon në finalen e tretë

18 prill 2022 | 22:48

Prishtina ka mundur Penzën me rezultat 87:68 (16:19, 36:14, 13:20, 22:15), në ndeshjen e tretë finale të “play-off”-it në Superligën e Femrave. Tashmë rezultati është 2:1 për skuadrën pejane. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë të premten.

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 0:13, megjithatë, me kalimin e minutave vendaset u rikthyen, duke ngushtuar shifrat, ku çereku i parë përfundoi 16:19.

Prishtinaset vazhduan me lojë të mirë në periodën e dytë, ku shkëlqyen në mbrojtje dhe në sulm, për tu shkëputur në rezultat, derisa pjesa e parë përfundoi 52:33.

Pejanet nuk u dorëzuan dhe në periudhën e tretë dalëngadalë ngushtuan shifrat, duke e bërë ndeshjen më interesante, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 65:53. Në dhjetë minutat e fundit, kampionet u munduan të bëjnë rikthimin e madh, por nuk ia arritën qëllimit dhe Prishtina triumfoi 87:68.

Te Prishtina u dalluan Stasha Carey me 16 pikë e dhjetë kërcime dhe Tynice Martin me 30 pikë, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 17 pikë e 16 kërcime dhe Valbona Bytyqi me 16 pikë e 11 kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani pro-rus, Viktor Medvedchuk i ka bërë thirrje presidentit rus…