Prishtina u duartroket mantelbardhëve
15 mars 2020
| 21:52
Qytetarët në Prishtinë kanë dalë të dielën në dritaret e banesave të tyre për t’i duartrokitur punonjësit shëndetësorë dhe ata të sigurisë, të cilët janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit.
Me këtë veprim, prishtinasit iu bashkuan qytetarëve të vendeve të ndryshme të botës, të cilët në po këtë mënyrë po i falënderojnë punonjësit shëndetësorë për punën e tyre kundër koronavirusit.