Prishtina u rikthehet fitoreve
04 nëntor 2020
| 15:25
FC Prishtina pas tri humbjeve radhazi u është rikthyer të mërkurën fitoreve në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit e mposhten në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e promovuar në elitë, Arbërinë nga Lipjani (1-0). Në minutën e dymbëdhjetë të ndeshjes, Otto John u pengua në zonën e rreptësisë, duke fituar një penallti të cilën me pas e konvertoi në gol, Enis Gavazaj. Në vazhdim të ndeshjes pati edhe disa rast të tjera shënimi, por rezultati nuk ndryshoi dhe Prishtina mori maksimumin e pikëve.
Pas njëmbëdhjetë xhirove, Prishtina është e pësta me 14 pikë. Ndërsa Arbëria është e teta me 11 pikë.
(V.Z / Epoka e re)