Prishtina vazhdon me fitore, Llapi befasohet nga Drenica
13 qershor 2020
| 19:29
FC Prishtina ka vazhduar me serinë e fitore pas rikthimit nga pushimi i gjatë për shkak të pandemisë.
“Bardhekaltrit” në kuadër të javës së 24-t në IPKO Superligë kanë shënuar fitore të lehtë në duel me Vushtrrinë, në stadiumin “Ferki Aliu”, me rezultat 2-0. Kjo fitore ia mundëson Prishtinës që së paku deri nesër të qëndrojnë në pozitën e parë në renditje. Të dy golat e fitores së sotme i realizoi Oto John, në minutat 11-të dhe 36-të.
Ndërkohë, fitore si mysafire dhe me të njëjtin rezultat ka realizuar edhe Drenica, që e ka mposhtur Llapin, me dy golat e shënuar nga Alban Shillova, në minutat 28-të (pen.) dhe 42-të.