Prishtina vazhdon të prijë me numrin e rasteve me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 213 rastet e reja me Covid-19, vetëm në Prishtinë janë paraqitur edhe 80 raste të reja.
Pas Prishtinës, Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Podujeva dhe Drenasi prinë me numrin e rasteve të reja me Covid-19
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)