Prishtina vazhdon të prijë me numrin më ta madh të rasteve të reja me virusin Korona

02 gusht 2020 | 15:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 245 rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, 71 janë vetëm nga Prishtina.

Pas Prishtinës, renditet Gjilani, Gjakova, Mitrovica , Peja, Ferizaj dhe Vushtrria.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik”, ka njoftuar IKShPK-ja.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…