Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

17 dhjetor 2020 | 15:10

Komuna e Prishtinës vazhdon ta ketë numrin më të madh të rasteve pozitive me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin 24-orësh ka njoftuar se vetëm në Prishtinë janë paraqitur 183 raste të reja me Covid nga 453 në nivel vendi.

“Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste,  Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste,  Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug”, ka njoftuar IKSHPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot mori pjesë…