Prishtina Weather: Java do të fillojë me të reshura shiu, pastaj pritet borë
Prishtina Weather ka njoftuar se java do të fillojë me të reshura shiu. Temperaturat do të jenë në rënie. Ndërkaq në pjesën e dytë të javës priten edhe reshje bore.
“22.01.2023 – Reshjet e shiu nuk kanë së ndaluri as edhe në ditët e para të javës. Vende-vende të hënën mbrëma edhe ka gjasa të jenë paksa më intensive, me mundësi edhe në lindje të vendit. Reshje bore parashihen vetëm në vise malore. Në pjesën e dytë të javës pritet të kemi mot më të ftohtë, me vranësira, e reshjet e borës zbresin edhe përgjatë ultësirave. Në përgjithësi, qarkullimi i mirë ajror që parashihet ditëve vijuese, do shpërndajë ndotësit ajror, e cilësia e ajrit do të kaloj kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në periudha të qetësisë, rritja e koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, çon indeksin në vlera të dobëta apo të pashëndetshme”, ka njoftuar Prishtina Wather.
23.01 – Kryesisht vranët. Fillimisht reshje lokale shiu nga pjesë perëndimore të vendit. Deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera, ku vende-vende mund të jenë edhe më intenzive. Borë vetëm në vise malore.
24.01 – Reshje shiu orëve të paraditës. Ditën mbetet vranët e reshjet gradualisht pushojnë.
25.01 – Kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.
26.01 – Kryesisht vranët e ftohtë. Përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.
27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
Temperaturat gradualisht në rënie. Minimalet zbresin nga 3C e 4C në fillim të javës edhe deri në -2C ditën e premte, e ato maksimale nga 9C deri në 1C.
Të hënën frynë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja deri në 13m/s, e nga dita e martë ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes fillimisht, e më pas në rënie përreth vlerave normale.