‘Prishtina Weather’: Java fillon me acar edhe më të ashpër

23 janar 2022 | 11:15

“Java fillon me acar edhe më të ashpër, të hënën reshje të dobëta bore. Në pjesën e dytë të javës temperaturat në rritje, me vransira. Ditën e premte sërish mundësi për reshje bore dhe shiu”, kështu ka parashikuar “Prishtina Weather”.

“Acari që përfshiu vendin në këto ditë të fundjavës, vazhdon edhe në fillim të javës, madje edhe më i ashpër. Të hënën priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore. Dita e martë sjell kthjellime, e nga e mërkura do të ketë edhe vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, kur edhe temperaturat maksimalet fillojnë të rriten. Ditën e premte priten mundësi për të reshura bore, e në vise më të ulëta edhe të shiut”.

“Cilësia e ajrit, mbetet me indeks kryesish në vlera të pranueshme ditën e hënë, mirëpo nga dita e martë periudhat më të zgjatura të qetësisë, mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, që bën indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.

Më tej në njoftim theksohet se temperaturat në fillim të javës mbesin ndjeshëm nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes.

“Minimalet zbresin edhe në -14C e -12C ditën e martë, e deri të premten rriten në -2C. Ndërkaq maksimalet të hënën ngjiten vetëm në -5C, e nga e enjta në 3C e 5C”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Pejës, njëherit nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka…