Prishtina Weather: Java e ardhshme fillon me ulje temperaturash

19 prill 2020 | 18:00

Prishtina Weather përmes një njoftimi ka bërë me dije se java në vijim fillon me ulje temperaturash, vranësira dhe reshje shiu. Ndërkaq në fundjavë më shumë intervale me diell.

“19.04.2020- Në pjesën e parë të javës së tretë të muajit prill pritet ndryshim i situatës sinoptike, në krahasim me ditët e shkuara. Fusha të presionit të ulët që do të depërtojnë mbi Mesdhe do të sjellin vranësira dhe të reshura shiu mbi vendin tonë. Ndërkohë që nga verilindja e kontinentit do të shtrihen masa më të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat, por jo në vlera negative. Reshjet e shiut gjatë ditës së martë do të jenë më të vazhdueshme, e vonë gjatë natës në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Deri të enjten reshjet gradualisht do të pushojnë.
Nga dita e premte do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat do të rriten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

20.04 – Kryesisht me vranësira dhe freskët. Vende-vende riga lokale shiu. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet do të shtrihen mbi tërë vendin.

21.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu.

22.04-23.04 – Ditën e mërkurë ftohtë, kryesisht vranët. Në mëngjes me shi. Gjatë ditës dhe në mbrëmje reshje lokale shiu. Të enjten kryesisht me vransira dhe intervale të shkurta me diell. Paradite mundësi për riga lokale shiu.

24.04 – Më shumë diell. Ditën me pak vranësira lokale.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar. Minimale nga 10C deri në 4C, e maksimalet nga 20C, të hënën, deri në 9C, të martën dhe mërkurën. Në pjesën e dytë të javës rritje graduale deri në 16C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga verilindja 6-13m/s.
Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit se…