Prishtina Weather: Ndotje enorme e ajrit në natën e Vitit të Ri

02 janar 2024 | 12:07

Prishtina Weather ka njoftuar se edhe sivjet kushtet e motit stabil që kishim në natën e Vitit të Ri, ndikuan që të kemi një ndotje enorme ajrore nga hedhja e fishekzjarrëve, që si shihet edhe në video pothuajse zhduku Prishtinën nën tymin e këtyre mjeteve piroteknike.

“Sipas matjeve në regjistruara në stacionin e IHMK-së në qendër të qytetit, koncentrimet e grimcave PM10 ishin edhe për shtatëfish më të larta nga ato normale, deri në 352 ug/m3 që u regjistruan në orën 2, e ato më të imta PM2.5 deri në 291ug/m3. Të larta ishin edhe në Gjilan, deri në 200 ug/m3 sikurse ato PM10 dhe PM2.5”.
“Sa për krahasim, koncentrimet ishin të larta edhe vitin e shkuar, por jo në këtë nivel. Më 1 janar 2023, në orën 1, koncentrimet e grimcave PM10 ishin në 170ug/m3”, theksohet në njoftimin e Prishtina Weather.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa sulme ajrore izraelite kanë goditur në periferi të Damaskut…