Prishtina Weather njofton për temperatura të larta në ditët e fundit të qershorit
Prishtina Weather ka njoftuar se do të ketë valë të nxehtësisë në ditët e fundit të qershorit.
Temperatura maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë.
“Një valë e nxehtësisë do të përshkojë ditët e fundit të muajit qershor në vendin tonë. Në përgjithësi paraqiten kushte për më shumë kthjelllime e diell, mirëpo që orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që edhe mund të japin kushte për rrebeshe e bubullima, me më gjasë ditën e enjte dhe të premte. Temperaturat maksimale lokalisht mund të arrinë në 35C apo edhe 36C”, ka njoftuar Prishtina Weather.
Në njoftim theksohet se indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
“Orëve të pasdites mund të shënojë rritje ozoni sipërfaqësor, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare. Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, kështuqë rekomandohet t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës”, ka njoftuar Prishtina Weather.
27.06 – Nxehtë, kryesisht me diell.
28.06 – Kryesisht me diell dhe nxetë. Pasdite zhvillime të vransirave, që përreth viseve malore, mund të japin kushte për rrebeshe afatshkurta me bubullima.
29.06 – Nxehtë e kryesisht me diell.
30.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
1.07 – Mbetet nxehtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima.
Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 20C, e maksimalet shënojnë rritje nga 30C deri në 34C ditën e enjte, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35 dhe 36C.
Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja.
Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rënie ditën e mërkurë.