‘Prishtina Weather’: Të premten ngritën temperaturat deri në 20 gradë celsius

08 mars 2020 | 17:00

“Prishtina Weather” ka bërë me dije se gjatë javës se ardhshme do të ngritën temperaturat në Kosovë.

“Masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon, do të mbajnë temperaturat pak të ulëta në fillim të javës. Mirëpo nga dita e mërkurë, fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi vend, që do të favorizojnë mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë, derisa temperaturat maksimale do të arrijnë edhe deri në 20C, ditën e premte”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.

Njoftimi i plotë i “Prishtina Weather”:

Në fillim të javës freskët, me vranësira e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Nga e mërkura më ngrohtë dhe me diell.

8.03.2020 – Në ditët e para të javës së dytë të muajit mars vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët mbi detin Egje, të cilat sjellin ende kushte për vranësira dhe reshje të dobëta shiu, kryesisht të martën në mëngjes. Në vise malore me reshje bore.

Masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon, do të mbajnë temperaturat pak të ulëta në fillim të javës. Mirëpo nga dita e mërkurë, fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi vend, që do të favorizojnë mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë, derisa temperaturat maksimale do të arrijnë edhe deri në 20C, ditën e premte.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare dhe të mira, e ditën e mërkurë do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

9.03 – Kryesisht me vranësira. Vonë në mbrëmje priten reshje shiu.

10.03 – Kryesisht me vranësira. Në mëngjes me reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinoro-malore priten edhe reshje bore.

11.03 – Më butë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell.

12.03-13.03 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 5C, e maksimalet në fillim të javës do të luhaten nga 6C deri në 8C, e nga dita e mërkurë do të shënojnë rritje nga 12C deri në 20C, ditën e premte.

Do të fyejë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-8m/s. Shtypja atmosferike në fillim të javës d të luhatet përreth vlerave normale, por nga dita e mërkurë do të shënojë rritje të theksuar.

https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/photos/a.594666410581116/2771538636227205/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan ka bërë një paraqitje zhgënjyese sot kundër Genoas…