Prishtinasi kërkon ndihmën e policisë, gruaja s’e lë të futet në shtëpi

28 janar 2025 | 08:03

Telashet në familjet e Kosovës nuk kanë të ndalur. Përditë në polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur dje në Prishtinë.

Këtë herë një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, pasi e denoncoi bashkëshorten me të cilën janë në proces divorci.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se, bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ia ka pamundësuar të futet në shtëpinë e tyre të përbashkët, duke ia ndërruar cilindrin e derës.

Përballë kësaj situate, ai ka vendosur ta raportojë rastin në polici, me ç’rast ka rrëfyer për konfliktin mes tyre.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është intervistuar lidhur me rastin dhe ka dhënë deklaratën e saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj saj është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meksika ka pranuar 4 000 emigrantë të dëbuar nga ShBA-ja…