Prishtinasi ngacmohet seksualisht që tri vjet nga një burrë

22 shtator 2022 | 08:37

Një burrë nga Prishtina ka njoftuar policinë se për tri vjet është duke u shqetësuar-ngacmuar nga një i dyshuar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij.

Veprën në fjalë policia e ka cilësuar si “ngacmim seksual” në raportin 24 orësh.

“Ngacmim Seksual – Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull  kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania energjetike Uniper, e cila është goditur nga mungesa e…