Prishtinasi raporton në polici se i janë vjedhur 22 mijë dollarë kriptovaluta

07 dhjetor 2024 | 10:42

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hyrë në llogarinë e tij të kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22 mijë dollarë kriptovaluta.

Policia ka theksuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar në kryeqytet, nën dyshimin se kanë…