Prishtinasi rrah gruan, arrestohet dhe më pas lirohet
16 tetor 2024
| 11:28
Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Pas arrestimit, i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me bashkëshorten e tij e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.