Prishtinasit mundin prizrenasit

16 shkurt 2023 | 22:44

Sigal Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Prishtinasit mundën Bashkimin 82:67 (22:20, 23:17, 22:12, 15:18).

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 21:11, por prizrenasit u rikthyen shpejt për të afruar rezultatin dhe kjo pjesë përfundon 22:20. Kryeqytetasit ishin në epërsi konstante në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 45:37.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë oër të rritur edhe më shumë rezultatin, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 67:49. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Sigal Prishtina fitoi për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Te prishtinasit u dalluan Lejson Zeqiri me 18 pikë, si dhe Derrick Wilson dhe Dardan Berisha me nga 13 pikë, kurse Curtis Jones me 24 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden u përpoq të hedhë dritë mbi…