
Prishtinë: 100 euro gjobë për qytetarët që kanë parkuar veturën në gjelbërim
18 shkurt 2024
| 18:11
Inspektorët e Prishtinës kanë gjobitur me nga 100 euro qytetarët që kanë parkuar veturën në gjelbërim.
Përmes një njoftimi publik thonë se parkimi i veturës në gjelbërim është i ndaluar.
Njoftimi i plotë:
100 EURO GJOBË PËR PARKIM VETURE NË GJELBËRIM!
Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me nga 100 euro qytetarët të cilët kanë parkuar veturën në gjelbërim.
Të nderuar qytetarë është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturës në gjelbërim, MOS PARKONI, sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore.