Prishtinë, babadimër vetëm me leje (Video)
15 dhjetor 2017
| 21:41
Babadimrat do të jenë më të paktë këtë fundvit në Prishtinë. Ata që duan të vishen si plaku i vitit të ri këtë mund ta bëjnë vetëm me leje komunale.
Tani e tutje, askush nuk mund të shihet i veshur si babadimër nëpër kryeqytet pa marrë një leje nga komuna.
Autoritetet pranojnë se është aspekti i sigurisë, si arsye kryesore pse kanë ndryshuar rregullat paraqitjes si plak i Vitit të Ri, njofton Klan Kosova.
Për kontrollimin e shesheve dhe zonave të tjera të kryeqytetit drejtoria e Inspektoriatit ka shpallur mobilizim.
Këtë javë nga inspektorët që shoqërohen me policë, dy persona janë dënuar me nga 50 euro dhe u janë konfiskuar rrobat ndërsa të njëjtit të premten kanë paguar nga 60 euro për leje 15 ditore.