
Prishtinë: Bie një pjesë e fasadës nga një ndërtesë, lëndohet 25-vjeçari
28 janar 2019
| 15:21
Një 25-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një pjesë e fasadës që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës.
Personi me inicialet J.K është lënduar në sheshin “Edi Durham” të kryeqytetit.
I njëjti është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ka bërë me dije zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Gjithashtu është bërë e me dije se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.