Prishtinë, burri rrahu tri gra por përfundon edhe vet në QKUK
Një person i dyshuar është arrestuar pasi i njëjti sipas policisë i ka rrahur tri gra-vajza nën kërcënimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Kamer Loshi”, Prishtinë rreth orës 19:38.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar, kishte sulmuar dhe rrahur nën kërcënimin e armës së zjarrit- revole, tri viktimat K/Shqiptare. Viktimat pasi kanë marrë tretman mjekësor janë liruar”, ka njoftuar policia.
Sipas policisë edhe personi i dyshuar ka marrë lëndime trupore dhe gjenet në tretman mjekësor në QKUK-ë.
“Në vendin e ngjarjes nga Policia është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator të zbrazët, gjashtë fishekë kal. 7.65 mm, një shkop druri dhe një sëpatë. Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK-ë, ku po sigurohet nga një Patrullë Policore, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar policia.