Prishtinë: E moshuara bie nga ndërtesa
Një grua e moshuar ka rënë nga një ndërtesë rreth orës 19:00. Sipas policisë e njëjta është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti në fjalë ka ndodhur saktësisht në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë arritur ekipet e policisë dhe ambulancës.
Lajmin për “Klan Kosova”, e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë së Kosovës.
“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se një person, (femër e moshuar) ka dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”). Pos, policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”.
Gjithashtu është theksuar se policia po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe me rrethanat se si ka ndodhur rasti.