Prishtinë, konfiskohen 500 euro, dyshohet se janë të falsifikuara
14 janar 2021
| 12:23
Policia e Kosovës, ka bërë me dije se një femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se një i dyshuar ka deponuar 500 euro që dyshohet se janë para të falsifikuara.
“Ankuesja femër kosovare punëtore e një bank, ka raportuar se një i dyshuar ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës.