Prishtinë: Nga nesër rifillon shpërndarja e shujtave për familjet në nevojë

17 prill 2020 | 14:03

Nga nesër (e shtunë) Komuna e Prishtinës do të fillojë sërish shpërndarjen e shujtave për të gjitha familjet në nevojë.

Me ushqim do të furnizohen 200 deri në 300 persona nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Premtim Fazliu, koordinator nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës, ka thënë se ushqimi do të shpërndahet në dy pika, “Aktash” dhe “Tophane”.

“Ne sapo zhvilluam një mbledhje me Shtabin emergjent pranë Komunës së Prishtinës ku diskutuam çështjen se si do të vazhdojmë me shpërndarjen e shujtave të ngrohta për shkak të vendimeve të reja të ndërmarra nga vendimi i fundit i Qeverisë”.

“Nga nesër do të fillojmë sërish shpërndarjen e shujtave të ngrohta në dy pikat në ‘Aktash’ dhe ‘Tophane’, duke filluar nga ora 11:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Gjatë një jave ne do të grumbullojmë të dhënat e personave apo familjeve që vijnë të shërbehen me shujta të ngrohta në këto dy pika dhe të njëjtat pas një jave të plotë ne do të fillojmë me shpërndarjen e shujtave në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Serbisë ka ofruar ndihmë në furnizim me 1…